• |
ide | kryesore

1 milion euro shpërblim për informacione për vrasjen e gazetarit investigativ

Planet



Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ofroi një milion euro shpërblim për secilin që mund të ketë informacione për vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak.

Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe e dashura e tij Martina Kusnirova, janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre.

Disa gazeta në Sllovaki kanë publikuar artikullin e fundit të Kuciakut, i cili lidh mafian italiane me korrupsionin politik të nivelit të lartë, në Sllovaki.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gasapr, tha se autoritetet kanë marrë në pyetje 20 veta prej të hënës dhe se kanë kontaktuar edhe Republikën Çeke, edhe Italinë në lidhje me hetimet.

Kuciak punonte për portalin Aktuality.sk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *