• |
ide | kryesore

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Meritat për kokainën janë tonat

Lajme, Të fundit



Fatmir Xhafaj i përgjigjet akuzave të opozitës, se deklarata e tij për kapjen e 613 kg drogë është kontradiktore me atë të Edi Ramës, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si kryeministri.

Kapja e sasisë së madhe të kokainës ishte vetëm falë punës së autoriteteve shqiptare. Xhafaj shkruan në Tëitter se i vetmi bashkëpunim me agjencitë e huaja është kërkesa e informaciot dhe bashkëpunimi për hetime të mëtejshme.

“Sa për spekulimin për “përplasjen” mes deklaratës time dhe asaj të KM për bashkëpunimin me partnerët, sqaroj se: identifikimi i kokainës dhe personave të lidhur me të, ishte falë Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor. Pas sekuestrimit të drogës sot, Policia i ka kërkuar agjencive të huaja informacion dhe bashkëpunim për hetime të mëtejshme. Ky është bashkëpunimi me ta.”- shkruan Xhafaj.

Kujtojmë se më parë Lulzim Basha ironizoi kryeministrin dhe ministrin e brendshëm, të cilët kanë thënë gjëra të ndryshme për operacionin. Rama është shprehur se droga ishte kapur vetëm nga bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare, ndërsa Xhafaj është shprehur se është bërë në bashkëpunim me informacionet e agjensive të huaja.

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.” – shkruante Basha.

©LAPSI.AL 



5 Comments

    1. padrejtesia u mboll tek shqiptaret perpara 1 shekulli qe me coptimin etnik,politikat sistemet ligjet ,tani gjithnje kemi ne rritje rendimentin e asaj qe u mboll,,padrejtesia si kapitull ne zhvillimin e vet ne pergjithesi dhe detaje ne vecanti nuk reflekton asgje vec antivleres te keqes demit kundraproduktivitetit,dhe merita per kete u perket te gjitheve autor dhe aktore ,ndikues prej nje shekulli te brendeshem dhe jashtem qe neve kemi kete gjendje ne cdo pikpamje ,e keqa ua heq krenarin te gjitheve ,e keqa ne zhvillimin e tejskajshem eklipson ndjeshmerin per vlersimin perkrahjen ndjekjen dhe mbrojtjen ,dhe zhvillimin e te vertetes te drejtes hakut ne cdo detaj si produktivitet,si kryefjala dhe garancia e cdo suksesi dhe zgjilljeje,ky eshte mendimi im rreth zhvillimeve te analizuar per cdo kohe matur me te verteten nese dikush deshiron te kerkojne zgjillje dhe permirsim dobi ne kete vend me respekt per kerkuesit e zgjilljeve

  1. . Sa do mjeshtra te perpunimit qe hiqeni, po ju del kallai.o u mburr shume, se pas llafeve te bukura gjithemone ju ka dalur tymi

  2. Është njoftuar se pronari i biznesit të “bananeve” që vinin nga Ekuadori e Kolumbia për tu magazinuar e mandej trafikuar në Europë, ishtë njëfarë Çekaj që veprimtarinë e tij “tregtare” e zhvillonte në Gjermani, e kjo nuk është mdonjë histori e re për “rilindasit”.
    Kësaj historie me kokainë të destinuar për në Gjermani, i parapriu edhe zbulimi i fabrikës se përpunimit të saj në Xibrakë, një rast akoma më skandaloz për këtë qeveri.
    Per të dy historitë, nuk ka as dyshimin më të vogël se nuk ishte “policia shqiptare” që i zbuloi, po organet e sigurisë gjermane.
    “Meritë” e policisë shqiptare është se u dekonspirua aksioni “i përbashkët” me gjermanët, dhe u kapën vetëm “peshqit e vegjël” duke i lënë të lirë peshqit e mëdhej që të mernin arratinë.
    Si në Xibrakë, ashtu edhe në Portin e Durrësit, u kapën ca argatë të grupeve të fuqishme të drogës së fortë, e “pronarët” e politikanët që fshihen pas tyre, u lajmëruan që të fshiheshin.
    A thua të ketë shqiptarë kaq naivë sa të besojnë se 613 kilogramët e kokainës që kushtonjnë 180 milionë euro, qenkan vepër e dy djemve të rij të panjohur 25 vjeçarë ?
    Xibrakës i doli në njëfarë mënyre tymi, kur u zbulua e u arrestua i nipi i Enver Hoxhës i përzjerë në ate trafik.
    Vini re që Edi Rama e jo vetëm ai, në deklarimet e përditëshme, kërkon të na mbushë mendjen se gjithë të këqijat Shqipërisë i erdhën në këto 27 vitet e pas përmbysjes se diktaturës enveriste e se është ai Enveri i dytë që do ta shpëtojë këtë vend.
    Por sa bij, nipër e vëllezer enveristësh janë mbuluar nga “aksionet” e policisë shqiptare ?
    Ka tashmë të dhëna se trafiqet e ndyra të armëve, duhanit por edhe drogës i bënte edhe shteti enverist, e është shteti edvinist të cilit në kushtet e njëfarë lirie mediatike, po i dalin të gjitha llojet e trafiqeve të ndyra.
    Të vetmet “trafiqe” që nuk kishin shans të bëheshin në kohën e diktaturës, ishin trafiqet e emigracionit ilegal apo trafiku i femrave për prostitucion dhe arsyen e dijnë të gjithë shqiptarët.
    E gjithë Shqipëria ishte një burg i stërmadh i rrethuar me tela me gjemba, nga të cilat mund të depërtonin vetëm trafikantët e shtetit diktatorial.

  3. iken peshit e balenat mbeten sardelet e rama,lu,vllahutin ,ruqi e xhafa.po ato 97 heret tjera si do i arsyetojn se bnd gjermane nuk i han palla as per lu e lere vllahutin e rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *