• |
ide | kryesore

Cili ishte objekti që bashkoi vipat në tapetin e kuq të “Oscar”

Paparazzi, Slider
oscar.JPG


E vutë re flamurin amerikan në ngjyrë portokalle që kishin vendosur disa nga të famshmit që morën pjesë në ceremoninë e çmimeve Oscars? Në fakt, kjo shenjë, është vazhdimësi e formave të ndryshme që pjesëmarrësit kanë përdorur për të dhënë mesazhe të forta për shoqërinë.

Në ndarjen e çmimeve BAFTA dhe Golden Globe ata përdorën kodin e veshjes me të zeza për të mbështetur lëvizjen Time’s Up e cila flet për barazinë gjinore në kushtet e punës. Apo trëndafilat e bardhë gjatë ceremonisë të çmimeve Grammys dhe Birt Awards i cili simbolizonte ngritjen e zërit kundër abuzimeve seksuale në industrinë e filmit.

Simbolika e flamurit amerikan në ngjyrë portokalle është një mesazh i fortë për kontrollin e armëve. Marrë shkasë nga ndodhia fatkeqe e 2 javëve më parë ku 17 adoleshentë mbetën të vdekur nga të shtënat në një shkollë të mesme në Florida, shumë të famshëm kanë pranuar të bëhen pjesë e lëvizjes për të përforcuar kontrollin e armëve, sidomos pranë institucioneve arsimore.

Janë pikërisht këto kauza madhore që i bëjnë individët të bashkohen dhe të ngrejnë zërin. Një karficë e vogël në ngjyrë portokalle, mesa duket, po bashkon më shumë persona sesa mendohej në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *