• |
ide | kryesore

Durrës, një person gjendet i vdekur te pallati i sportit

Lajme, Të fundit


Policia e Durrësit ka njoftuar se ka gjetur të vdekur në Pallatin e Sportit në Durrës një 56-vjeçar.
Siç bëhet e ditur, 56-vjeçari me iniciale A.A ishte endacak, ndërsa kishte ardhur nga Vlora në Durrës për të gjetur strehë. Nga hetimet e para, blutë e Durrësit thonë se vdekja e tij ka ardhur për shkaqet natyrale.

“Më datë 04.03.2018, tek shkallët e pallatit të sportit Durrës, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi endacak A.A, 56 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës.”, -thuhet në njoftimin e policisë.


2 Comments

  1. pse qfare kujtuat se do gjeni ne qelbsiristan,pos te vrar,te vdekur,te droguar,trafikant,grabites,perdhunues e monstra si edvini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *