• |
ide | kryesore

Sherr i madh mes shqiptarëve në Itali, dy të plagosur

Lajme, Të fundit


Dy shqiptarë të mitur kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme pasi janë goditur me thikë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në ‘Piazza del Nettuno’ në Bolonja. Mediat italiane kanë raportuar se dy shqiptarët, u plagosën nga bashkatdhetarë të tyre, në moshë më të madhe.

Në fillim ka qenë një sherr verbal mes të rinjve, ku më pas, ata kanë plagosur me thikë dy të miturit shqiptarë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por pa mundur dot të arrestojë autorët e plagosjes, edhe këto shqiptarë. Dy të plagosurit ndodhen në spital, ku njëri ka marrë një plagë në shpatull, ndërsa tjetri në këmbë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *