• |
ide | kryesore

Shoferi i kokainës me rrogë 25 mijë lekë në muaj, por mbrohet nga një prej avokatëve më të shtrenjtë

Lajme, Të fundit


Armando Pezaku është një nga dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas. 25-vjeçarit i ishte dhënë detyra e shoferit të kamionit, ku ndodhej droga me vlerë 180 milionë euro.
Armando kishte disa muaj që punonte si shofer në kompanine “Pelikani” dhe sipas të afërmve të tij paguhej me 25 mijë lekë në muaj.

Shtëpia e 25-vjeçarit në katundin e ri në Durrës, nuk tregon se familja e tij ishte e pasur. Shtëpia njëkatëshe është ndërtuar vitet e fundit. Në shtëpinë e Armandos takojmë babain e tij. Agroni sapo ishte kthyer nga takimi me të birin që ndodhet në burg.

“Sot e takova djalin edhe me tha – “Bab’ nuk kam lidhje me kët’ punë. Më vrit po pata gisht’ un’. Shteti t’më kthejë djalin në shtëpi”, thotë ai mes lotësh.

Por shoferi 25-vjeçar i kamionit me 180 milionë euro kokainë, edhe pse paguhej me 25 mijë lekë në muaj nga kompania ku ishte punësuar, ka pajtuar një avokat të njohur, tarifat e të cilit janë 10-fishi i pagës së vogël të shoferit.

Familjarët e shoferit e kanë një shpjegim. Ata thonë se për shkak të kushteve të vështira ekonomike të familjes se tyre avokatin Petrit Serjani e ka kontraktuar firma “Pelikani Transport”, ku ai punonte prej disa muajsh.

Lidhur me statusin e tij në rrjetet sociale, ku 25-vjeçari prezantohej si “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”, familjarët thonë se ajo është një batutë si çdo i ri.

Armando Pezaku nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa disa kohë më parë ai kishte udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ka kërkuar azil, por pas refuzimit ishte kthyer në shqipëri me dëshirën e tij.

Për sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 mln euro, përveç 2 të arrestuarve në kërkim vijon të jetë Arbër Çekaj, pronari i firmës që kishte porositur kontejnerin me banane nga Kolumbia.

/TCH/


3 Comments

  1. pse mos te merr avokat te shtrenjt kur dijet qe nuk esht fajtor,paguan shteti pasi te shkoj ne strasburg.edh nji derr e din qe shoferi nuk ka lidhje,avokati e mbron me perqindje.vetem nje miljon krymbat e kazanet nuk besojn se edvini esht trafikanti,e gjith bota e din.

  2. Po ai lushaj, nipi i sali lushaj, qe ka avokat Max Haxhin… Qe per momentin duke pasur parasysh qe mbron s.tahirin dhe dash xhiken nuk mjafton te kesh para te te kap ne dore … por shum para dhe shum pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *