• |
ide | kryesore

Tiranë, gjenden të vdekur dy të moshuar

Lajme, Të fundit


Dy shtetas kanë ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Dedë Gjo Luli” në kryeqytet, në ambientet e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet F.B, 65 vjeç, banues në Tiranë. Nga vlerësimi paraprak i ekspertëve të IML-së, gjykohet se vdekja është aksidentale dhe po pritet për kryerjen e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Gjithashtu, po dje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, pranë një lokali është gjetur i vdekur shtetasi A.D, 73 vjeç, banues në Tiranë. Edhe në këtë rast, nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Të dyja materialet iu referuan nga policia Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *