• |
ide | kryesore

Dalin fakte të reja/ Ministria e Arsimit tregon sa diploma të ‘Kristalit’ janë të pavlefshme

Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar sot pas arrestimit nga policia të Ahmet Muçës, pronarit të ish Universitetit ‘Kristal’. Ministria thotë se 86 diploma që janë lëshuar nga ky universitet nuk janë të vlefshme. MAS hedh poshtë akuzat se janë regjistruar diploma të këtij universiteti pas mbylljes së tij në vitin 2014. Më poshtë deklarata e plotë.

“Ministria e Arsimit refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014.

Si rezultat i të cilit, u mbyllën 23 universitete, 22 privatë, 1 publik dhe 6 filiale.

Ju bëjmë me dije se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve.

Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve. Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare.

Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat. Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit.

Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara. Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.



3 Comments

  1. Me mbylljen e universitetit KRISTAL, jane mbylle edhe mos njohja e dipllomavetedhena nga ai universitet, andaj duhet te mos njihen te gjithedhejo 85 dipllomat qe na thote ministriasepse me kete qe ben ministria duket sikur le ere te keqe,,Ministria te beje bilancin se sa jane punesuar e qe krekosen se jane me dipllome universitare, sepse i keni ne parlament, qeveri, hetuesi, policietj, etj Mos njohja e dipllomave do nxjerre jasht loje edhe librat e evidences ,, qe edhe mund te kene abuzuar pas mbylljes se universitetit,ZAMALLAHI.

  2. T[ tërheq vëmendjen fakti se pikërisht në kohën kur qeveria Rama po përballet me kritikat e opozitës, studentëve e pedagogëve të UT, kujtohet të hapë historinë e Kristalit.
    Krsitali është mbyllur si universitet që në vitin 2014, pra para katër vitesh.
    Pse u kujtua ministria e arsimit sot të demaskojë 17 diplloma fallco ?
    Meqë i ka hyrë kësaj pune, le ta çojë deri në fund.
    Le të publikojë sesa deputetë e shtetarë të dy krahëve të politikës janë pajisur me dipllomat e Muçës.
    Përse nuk e bën ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *