• |
ide | kryesore

Jimmy Kimmel i përgjigjet kritikave të Trump për “Oscar 2018”

Paparazzi, Slider


Oscars, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për kinematografinë e Hollywood-in, komentohet gjithmonë nga mediat e personazhe të ndryshëm të skenës në mbarë botën. Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të gjithë janë sy e vesh për të mësuar se cili fiton çmimin e madh. Të ftuarit e kësaj mbrëmje, pregatiten me kujdes edhe në detajet më të vogla, paraqitja e tyre në tapetin e kuq të Oscars duhet të jetë e kuruar 100%.

Por, mesa duket, këtë herë jo të gjithë kanë qenë entuziastë për mbrëmjen e Oscars 2018. Njëri prej tyre është edhe vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili në postimin e bërë në Twitter ka shkruar: “Oscars me shikueshmërinë më të ulët në histori. Problemi është se nuk kemi më yje, përveç presidentit( bëj shaka, sigurisht)”.

Komentet dhe reagimet kanë qenë të ndryshme, por më pikanti ka qenë ai i Jimmy Kimmel, i cili ishte edhe moderator i mbrëmjes së Oscars 2018.

Ai ka ripostuar në profilin e tij në Twitter, atë çfarë Trump kishte shkruar, me një koment të tij bashkëngjitur: “Faleminderit, Presidenti me më pak ndjekës në histori”.

Një përgjigje tipike e Jimmy Kimmel kjo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *