• |
ide | kryesore

Mafia dhe kanabisi në Shqipëri, dokumentari i Deutsche Welle (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Kanabisi në Shqipëri është një industri miliarda eurosh i mafias.  Ky shtet i vogël ballkanik është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë, shkruan Deutsche Welle. Gjigandi gjerman i informimit, i ka kushtuar një film dokumentar prej 43 minutash kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë. Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë. Në dokumentar gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare. Ata kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër.

Po kështu kanë intervistuar që nga kryeministri Edi Rama deri tek qytetarë të thjeshtë apo gra që kanë punuar në industrinë e kanabisit. Oficeri në azil Dritan Zagani, gazetari Artan Hoxha, e plotë të tjerë janë pjesë e dokumentarit, raporton Opinion.al. Ndër të tjera thuhet se autoritetet shqiptare të ndihmuara nga Guardia Di Finanza italiane po tentojnë të luftojnë kartelet e drogës.

Pjesë nga dokumentari

E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qendrore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës.

Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria. Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdhae nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës.

Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit. Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DË shtron pyetjen: Si ka mundësi që si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?! /Opinion.al


4 Comments

  1. Do ia gjeje vekshinRAMA, mos u mezisni,,,Problem droge,,,, vetem enderra jane per ate, SHIFENI kur te dale BALLA me frymezimin e kryetarit e te na sqaroise; Kete dokumentar e ka sponzorizuar OPOZITA, e ne vecanti BASHA per ti prishur imazhin e per ta quajtur kete qeveri bukuroshe KRIMINALE.. Prisni, prisni se s;keni pare gje akoma.

  2. Do ia gjeje vekshinRAMA, mos u mezisni,,,Problem droge,,,, vetem enderra jane per ate, SHIFENI kur te dale BALLA me frymezimin e kryetarit e te na sqaroise; Kete dokumentar e ka sponzorizuar OPOZITA, e ne vecanti BASHA per ti prishur imazhin e per ta quajtur kete qeveri bukuroshe KRIMINALE.. Prisni, prisni se s;keni pare gje akoma.

    1. o koqe kjo eshte pograme e vjeter edhe ti qese kuptone kete programe duhet te kuptoshe qe ajo eshte programi i qeverise berisha ne 1994 edhe qe atehere mori permasa masive qe shqiptaret u infektuan nga perfitimi i i parave shume shpejt edhe duke krijuar dembelzmin me te madhe sa shqiptaret nuk e njohin me punen por kafenet

  3. Popullsia ne shqiperi eshte ndare ne 3 pjese, 1 pjese punojne ne shtet dhe jane servilet e PD, PS dhe LSI, pjesa tjeter dhe me e madhja ikin ne emigrim, kurse pjesa e trete jane pa pune dhe fukarejt e shqiperise.
    Kjo tregon qe disa indivite jane te detyruar te merrem me drogen, e keshtu do jete gjithmone, sepse shqiperia nuk ka shkolla, nuk ka shkence qe te terheqin fonde evropiane dhe te punesojne popullsine.
    Kokat e mendeshme i merr Europa kurse ne shqiperi kane mbetur te shkolluarit e shkollavet te Saliut, keshtu qe ske cpret gje tjeter nga shqiperia tani per tani, dhe evropa e din kete gje..
    Prandaj, Vazhdoni patriota e nxirrni buken e gojes, por mos harrojme te punojme per nje shqiperi per te ardhmen e femijevet tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *