• |
ide | kryesore

Vrau në Itali, 25-vjeçari arrestohet në Maqellarë të Dibrës

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë vënë në pranga në Maqellarë të Dibrës 25-vjeçarin Argit Turshilla. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Maksimumi i dënimit për këto vepra është 30 vjet burg. Por çfarë ka ndodhur? Më 23 shtator 2015 Argit Turshilla në bashkëpunim me R. T. kanë vrarë shtetasin italian P.G. gjatë një grabitje me armë në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere. Turshilla do të ekstradohet tashmë drejt Italisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *