• |
ide | kryesore

Arben Imami: PD me Bashën është zero. Shqipëria s’ka patur kurrë qeveri më të keqe se kjo

Lajme, Të fundit


Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në Pranverë, për një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-Ministrin, Arben Imami janë hapi i fundit i Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.
Në një intervistë për Televizionin Klan, Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, e akuzon këtë të fundit si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

“Me këtë mënyrë drejtimit të partisë dhe me këtë kryetar, PD të mund të dali matanë, mundësinë janë zero, jo të pakta por zero. Nëse e ka të pamundur, të largohet… një njeri i paaftë në fakt për ta bërë këtë punë, këtë nuk e them unë por e tregojnë sondazhet.”-tha Imami.

Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

“Ajo që do duhej bërë është që të mblidhet këshilli kombëtar, duhet të ketë një grup pune i cili të jetë garanci për të gjitha palët që kongresi të ketë debatin e duhur.”-shtoi ish Ministri.

Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Fantazi politike, nuk e angazhoj veten me këto ide…”-theksoi Imami.

Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

“Qeveri më të keqe se kjo s’ka patur ndonjëherë Shqipëria… duke qenë se qëllimet e zotit Basha në PD nuk janë politike por financiare, ai I ka përdorur të gjitha këto protestën etj, për të përmirësuar pozicionin e tij në negociata për qëllime financiare dhe jo politike”-tha Imami.

Pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

“Zoti Basha tha që nuk ka lidhje dhe unë jam I prirur ta besoj, nuk kam interest ë kundërt. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë është diçka personale, do ishte mirë që zoti Basha të fliste jo në emër të PD-së për këtë çështje porn ë emrin e tij”-tha Imami./Klan


8 Comments

  1. Gjenerali i kotesise, e i tradhetise, flet qe nuk paska Pd , kjo eshte thenia e CARACIT te qeverise,,e ky eshte kopjaci. Nejse,,,, po a eshte ,,dhe aka qene kontributi yt e kopese suaj ne vazhdimesi per ecurine e PDse, puneve te saj e permiresimit te vazhdueshem te programit? Sot po flasin ata qe PDne e lane mufke,e mbyllen,dh e sabotuan.keta IMAME, te PDse me shume predikojne, sesa punojne. Keta ,ose ky grup me shume po sulmojne, e sabotojne PDne se sa , nese kane shpirt demokrat, te luftojne fushaten anti PD te rilindasve qelbesire<Shpikjet e sulmet programore zgjidhen ne kuvendin e demokrateve e jo me propaganden e komunisteve. Kush e sheh veten qe ka shpirtin, e vullnetin per te sjelle demokracine ne SHQIPERI, i bashkohet thirrjes se zotit BERISHA,,,,,,O SOT O KRRE< Mundesit e potencialet jane.

  2. Imami e ka nisur karieren politike i futur nga regjimi dhe vete Ramiz Alia. Gjenerali i 97 nuk ka cfare i duhet PD. PD se Bashes dhe qytetareve shqiptar nuk i duhet asnje ish i konsumuar perfshi Berishen, atyre i duhet PD per imunitet politik dhe rikthimin e privilegjeve te humbura.

  3. Fuck off o gjeneral mbi tank

    100 here me mire bashen sesa ty o njeri pa fytyre
    Cfare demokrati je ti kur ke qen minister drejtesie ne qeverine socialiste?
    Fajin e ka sala qe mori nje gjarper dhe e futi perseri ne gjirin e PD,e beri dhe minister mbrojtjeje se ne 97 u be gjeneral grek mbi tank
    I tutje o njeri i shplare

  4. @@Ipaemer dhe Nuri,qetesohuni,ju ka pushtuar nje uri shpirterore,qetesohuni,e tere PD ashtu eshte,Pashko,Mustafaj,Zogaj,Brozi,Imami,Ruli ,Pollo ,Meksi edhe Rama e plot te tjere..te gjithe ishin dhe jane karrigethyer.Ata deshen vetem poste pa asnje parim,boll qe te vidhnin egoizmin e tyre ne popull.Edhe Saliu njelloj eshte,karrikethyer.Ndersa Basha eshte jashte cdo lloj llogjike.pa asnje merite,nje klloun cirku qe nderron fytyren se mos eshte femer..ky tip pervecse vjedhjes dhe mashtrimit nuk te jep asnje lloj inspirimi.PD eshte e destinuar te rrije ne opozite edhe per 10 vjet te tjera nqs do te kete kete edepzes politik.Ndoshta del dikush tjeter qe te kete mundesine te na udheheqi pa Sali dhe pa familje.

  5. basha esht i vetmi person e nuk esht komunist nga te terit,mos ta flas per qelbin e kristaqit,coftiren e spiro kolekes ramen,ruqin,xhafen,spartak brahon,braqemballa etj dh lloki imami,ridvan bode.

  6. URA; na qenka bashkimi i unitetitmes qelbesirave, qe me shijen me asnje, e kundra te gjitheve mundohet me finokerinee tij te perdhose PDne, e BASHEN, kur ne te njejten kohe ka para mashtruesine drogmenin historikte pushtimit te popullit nga komunistet,Per te cilesuar hajdutet, ti si dedektiv i sigurimit, po sulmon BASHEN i fshehur ne tinezite e prapaskenat tipike te zagareve e propogandes qeveritare. Sot kur populli duhet te permbyse kete zgjedhe tere te komunisteve;;;qelbesira” ju tymuesit, e nxitesit e ndarjes popullit ne copa me qellim mbajtjen e pushtetit nga keta bije komunistesh.Beni analizen e gjendjes se ku ndodhet sot ekonomia, zhvillimi, e politika ne opinionet europiane, e pastaj sulmoni opoziten,,Por edhe kjo do e kete nje fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *