• |
ide | kryesore

Publikohet një platformë serbe për Kosovën. Këto janë propozimet

Lajme, Të fundit


Në Serbi po vazhdon dialogu i brendshëm “se çfarë duhet të bëhet me Kosovën”. Në vazhdën e këtij dialogu po hidhen në publike dhe variante të ndryshme, deri në momentin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të dalë me platformën përfundimtare.

Kjo platformë pritet të bëhet e ditur në fund të muajit prill dhe më pas të vendoset nëse e njëjta do të hidhet në referendum ose jo. Në mesin e atyre që kanë ofruar platformë është edhe hulumtuesi serb, Nenad A. Vasiq. Kjo platformë është publikuar në Serbi më 6 mars, ndërsa lajmi.net e sjellë atë të plotë në origjinale siç është prezantuar fillimisht.

Në platformën e titulluar “Çështja e Kosovës: Serbët dhe shqiptarët nga ndarja e thellë deri tek bashkimi i mundshëm”, Dr. Nenad A. Vasiq fillimisht shkruan për historinë për faktin se si shqiptarët dhe serbët me shekuj kanë jetuar pranë njëri-tjetrit, se si shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në rajonin e Evropës Juglindore, etj. Vasiq thelbin e platformës e nxjerrë kur shkruan se Kosova duhet të jetë bashkësi e dy popujve të barabartë në status të dakorduar politik dhe kushtetues-juridik.

Këtë zgjidhje Dr.Vasiqi e sheh si kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë propozim Vasiq thotë se e ka bërë më 12 janar të vitit 2018 gjatë debatit të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas këtij propozimi, Kosova si bashkësi e dy popujve të barabartë me status të barabartë politik dhe juridiko-kushtetues përmes procesit të bisedimeve, shqiptarët si popullsi shumicë do të ishin përgjegjësit kryesor dhe serbët si pakica më e madhe gjithashtu do të kishin përgjegjësi në një pjesë të caktuar të territorit me garanci ndërkombëtare.

“Për këtë zgjidhje në opsion janë: Kosova-bashkësi e dy popujve të barabartë do të garantohej fillimisht nga Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë. Në rendin e dytë do të ishin SHBA-ja, BE-ja dhe në rendin e tretët vendet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Vasiq.

Në platformën prej saktësisht 10 faqeve, Vasiq i përmend të gjitha modelet që deri më tash janë përfolur në publik për Kosovën:

Lajmi.net i sjellë 7 propozimet që Vasiq thotë se opinioni i dinë:

1. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së shtetit – Republikës së Kosovës, është e papranueshme për zyrtarët shtetëror të Republikës së Serbisë dhe atyre zyrtarëve të shteteve të huaj të cilët nuk i kanë njohur bilateralisht.

2. Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë si pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e shtetit të Serbisë, është e papranueshme për zyrtarët e shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë atyre që Kosovën e kanë njohur si shtet.

3. Modeli i Republikave të Qipros të cilin si propozim e ka dhënë lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, nuk është pranuar nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

4. Ndarje territoriale politike në të gjitha format e propozuesve është hedhur poshtë si e papranueshme nga ana e zyrtarëve shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë, por edhe nga zyrtarët e SHBA-ve dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

5. Modeli i dy Gjermanive – Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratiek të Gjermanisë, i propozuar nga dr. Dushan Janjiq, është i papranueshëm nga ana e zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të Republikës së Serbisë.

6. Propozimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës nga dr. Vladimir Trapar nga Instituti për politika Ndërkombëtare dhe ekonomi, është i papranueshëm për zyrtarët shqiptarë.

Unioni real i shteteve të pavarura të Serbisë dhe të Kosovës i propozuar nga dr. Vladan Kutleshiq, është i papranueshëm për shqiptarët.

7. Më pas Vasiq shkruan për raportet historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve që nga Beteja e Kosovës në vitin 1389, Kongresi i Berlinit 1878 e deri në vitin 1912, te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

Ai thotë se Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje për kthimin e Kosovës nën pushtetin serb.

Kjo platformë ëshë hedhur poshtë nga Lëvizja për Bashkim dhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj./lajmi.net


1 Comment

  1. sido qe ta deshirojne servirin apo manipulojne perqasin serbet ruse evropianet amerikane ,apo perkrahin disa ullheqes shqiptare te korruptuar,,nese zbatohet fjala padrejtesi ndaj nje kombi 15 milionesh qe e keni bere therrime ,neper bote qe duan te kthehen dita dites ne vendin e tyre fjala padrejtesi shtyne drejt cdo detaji te padrejte drejt konfrontimit luftes shkatrrimit,,ne mos sot ne nje te ardhme te afert,sepse per shkaqe ekonomike globale keto ,njerz do dunden ne trojet e te pareve tyre askush nuk mund ti prese sepse si serbia si rusia sdo kene ket pozicion qe e kan tani mos shihni fuqin vlersoni te drejtat,nese shtrohet pranohet e drejta haku ,qe shqiperise i kthehen gjitha territoret e paracoptimit etnik pavarsisht popullsis ne te nen administrim sepse toka eshte shqiptare ballkanit i sillet paqa ,mos u nisni nga fuqia agjenturat manipulimi,te gjitha jan afatshkurta po su pyeten me referendum 15 milion shqiptare ,shqiptareve ne 1 shekull i keni barbarisu ju keni grabitur pronat keni blloku frenimin e zhvillimit ,keni ndikuar direkt ne varferin totale te cdo shqiptari ku kostot dhe humbjet njerzore po te llogariten ,ja kalojne vleres se tokes qe ju jetoni aktualisht ,toka eshte vendi ku zhvillohet jeta,dhe jeten sta jep askush ,ju 4 shtete ballkanike meritoni per cfar ju keni bere shqiptareve ,qe bota tu lere me koncesion tek shqiptaret per 1 shekull sa na keni mbajtur neve qe te cdemtoni historin ,demin qe ju ju keni sjellur shqiptareve shekullin qe lame pas ,se per ti cdemtuar me para ju nuk e keni ate shume sikur te perpiqet edhe rusia tu ndihmojne,nje familje palesineze vrau nje ushtare cifut e cuan ne gjygje dhe i vune miliona gjob ,nje avion francez vite me pare e rrezuan terroristet dhe ai shtet per tu pajtuar me francen pagoj per cdo koke njeriu miliona ,nje grek nje rast i grisi pasaporten nje shqiptari ne athine por pa e kuptuar qe ishte nenshtetas amerikan e grisi nga urrejtja kurse shqiptari mori ambasaden amerikane ne telefon dhe shteti grek u gjobit miliona,vetem si dinjitet shteti,vall zoterinje juve vetem keni te drejta dhe tjeret nuk ekzistojme dhogarisni pak sa u keni hyre ne hak shqiptareve dhe tani cfar kerkoni,nga shqiptaret te ndajme dhe pasurin me ju me serbet greket maqedonet malazezet ,jo zoteri perderi sa ju nuk ndani pasurin tuaj me tjeret as tjeret mos prisni se mund ta ndajne me ju,kjo eshte ajo qe meritoni qe bota tu lere koncesion 4 shtete per 1 shekull tek shqiptaret nen administrim ,per cfar ju ju keni bere dhe demet qe ju keni shkaktuar ne nje shekull,edhe ne dim te bejme llogari ,qe tu kthehen shqiptareve territoret me popullsin qe kan as qe duhet ta diskutoni ta quani fitore te malle nese arrini vertet te bindeni me referendum nje komb 15 milionesh, dhe per te ndalur pretendimet e cdemtimeve qe ju ju fundosin ,ju keni perkrahur disa agjent kan kapur pushtetin dhe mendoni se ketyo do ua plotesojne deshirat jo zoterinje gaboheni akoma ju vertete nuk keni hyre ne dialog me kombin shqiptare 4 shtete greqi serbi maqedoni mal i zi ky eshte mendimi im i menduar ne pozicionin njerzore ku te drejten hakun ,e kerkon sejcili e kerkoni dhe ju vet per veten tuaj dhe padrejtesin dhe kostot e saje si pranon as kush as dhe ju vet ,po tu behet edhe pse shqiptareve ju bete pafunsisht iterpretuat mbrapsht tek populli juaj gjithcka duke i thene padrejtesi drejtesi dhe akoma vazhdoni por tani erdhem per tu qartesuar dhe pranuar e vene ne vend e verteta,sejcili me te drejten qe i takon ne vendin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *