• |
ide | kryesore

Lajmi i mirë për fansat e “Rebelde”, së shpejti një film i ri

Paparazzi, Slider


Të gjithë e mbajmë mend telenovelën meksikane “Rebelde”, e krijuar nga Cris Morena dhe prodhim i “Televisa”, nën regjinë e Pedro Damian. Seritë e kësaj telenovele u luajtën në një kolegj prestigjoz, ku disa të rinj me ëndrrën e madhe për muzikën, krijuan grupin e tyre muzikor të quajtur Rebelët.
Regjisori i telenovelës, para disa ditësh ka bërë të ditur një lajm që ka gëzuar fansa nga gjithë bota. Produksioni do të risjellë edhe njëherë Rebelët, ku do të marrin pjesë të rinj nga 10 kombësi të ndryshme.Të rinjtë që janë pjesë e telenovelës së re, vijnë nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Spanja, Kolumbia, Peruja, Brazili, Meksika, Israeli dhe Japonia.
Historia do të jetë sërish rreth muzikës dhe si ata planifikojnë të bëjnë koncerte, në të cilat do të interpretojnë këngët e telenovelës. ‘Like’ do të dalë në prill në mënyrë dixhitale dhe më 3 shtator në televizion.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *