• |
ide | kryesore

Së shpejti publikohet albumi i “The Cranberries”, pjesë e saj dhe Dolores O’Riordan

Paparazzi, Slider


Grupi irlandez, “The Cranberries”, ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do ta publikojë një ribërje të albumit “Everybody Else is Doing It, So Why Can’t We?” nga viti 1993.

Veç kësaj, anëtarët e mbetur të bendin ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të lansojnë materialin muzikor, në të cilin kishin punuar para vdekjes së këngëtares Dolores O’Riordan.

Ribërja e albumit “Everybody Else is Doing It, So Why Can’t We?” ishte caktuar të dilte këtë muaj në kuadër të 25-vjetorit të publikimit të parë, mirëpo planet u anuluan pas vdekjes së Dolores.

Në album do të përfshihen edhe disa këngë të reja, të papublikuara më parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *