• |
ide | kryesore

Letër Arta Markut për Gërdecin/ Zamira Durda: PS, si PD e quan aksident teknologjik!

Lajme, Të fundit


10 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, shpresat për dënimin e përgjegjësve të tragjedisë së Gërdecit ku mbetën të vrarë 26 vjetë janë pakësuar për familjarët e viktimave, por duket se ende nuk janë shuar plotësisht. Në zyrën e Arta Markut ka një letër të familjarëve të viktimave. Letra është shkruar në 15-16 shkurt tregoi Zamira Durda, që nga shpërthimi i Gërdecit humbi djalin e saj 7 vjeçar, Edisonin. Në një intervistë për Report Tv, gruaja thotë se qëllimi i letrës ishte frika se pas 10 vitesh, krimi do të parashkruhej.

“Ta rihapë edhe një herë çështjen e Gërdecit sepse Gërdeci ka shumë gjëra të pa hetuara. Nuk u hetua si vepër korrupsioni. Nuk është mbyllur procesi ashtu siç ishte, me ato prova e kam kërkuar por Ish Ministrin dhe në shkallën e parë që janë 29 të pandehurit e tjerë dhe që mbarojnë në Apel me pranimin e gjykimit të shkurtuar, të gjitha këto vendime ishin qesharake. Ne nuk kemi qenë asnjëherë dakord. Pas 5 vjetësh në betejë të gjatë që të pranohet në Gjykatën e Apelit gjykimi i shkurtuar e t’ju ulet 1/3 e dënimit automatikisht, kjo ishte vrasje. Ne na kanë vrarë disa herë institucionet shtetërore sepse tani palë dhe bashkëfajtorë janë bërë shumë. Ata që organizuan Gërdecin, ata që e jetuan dhe ata që u ndikuan” thotë Zamira Durda.

Gjatë intervistës, Durda tregoi se si në kohën e Partisë Demokratike, ashtu edhe gjatë qeverisjes së socialistëve u përball me të njëjtin qëndrim nga shteti: shpërthimi i Gërdecit ishte aksident teknologjik, jo krim shtetëror.

Zamira Durda: Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur, sepse janë të njëjtët avokatë që përfaqësojnë këto institucione, gjatë kësaj periudhe që kemi qenë, nuk është se kanë ndryshuar zyrat juridike të këtyre institucioneve, janë të njëjtët persona. Si në krahun e qeverisjes së PD edhe të PS.
Report TV: Pra, e konsiderojnë aksident teknologjik?
Zamira Durda: Po, të njëjtin qëndrim kanë mbajtur.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=509&v=yk6y67R3kHY


1 Comment

  1. Edhe pse nuk kam asnje njohje me te nderuaren Zamira Durda, respektet e mija e mija me te larta per rrudhat e dhimbshme ne fytyren tende, per duart e tua te sakatuara nga puna, (shikoni sekuencat ne minutat; 2: 55, 6:20, 10:00, 13:10, 16:20, 17:25), dhe mbi te gjitha per shkallen e larte te urtesise dhe intelegjences me te cilen kerkon te vihet nderi dhe drejtesia ne vendin qe i takon.
    Per ju injorantet dhe zgaret e nderzyer nga politikanet kam kete mesazh;
    Shikoni veshjet e deputeteve shqiptare, manikyren e thonjeve, cantat, cizmet, shikoni se si komunikojne ne mes tyre me zhargonet me te ndyra te gjuhes shqipe dhe me pas kerkojne demshperblim nga gjykatat per prishjen e imazhit ose e thene ndryshe “nderin” e tyre, demshperblim qe duhet te paguhet me parate e dala nga duart e cfilitura te Artes dhe gjakut te engjellit te saj te pafajshem.
    Nese ju ka mbetur nje “gram” dinjitet perpara se te lehni beni krahasimin e ketyre dy figurave.
    Edhe nje here nderim dhe respekt per ty Arta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *