• |
ide | kryesore

Kyç gojën për çetën e hajdutëve të tij, Veliaj i kujton bllokun Ilir Metës e Gërdecin fëmijëve të Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për çetën e tij të hajdutëve në kompaninë “5D”, Veliaj u hodh në sulm ndaj Argita e Shkëlzen Berishës dhe Ilir Metës. Këtij të fundit i kujtoi bllokun e famshëm të videos me Priftin si dhe vjedhjen e floririt të Krrabës.

“Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim, ku ende nuk është bërë seanca e parë në gjykatë, dhe kur mendoj se pinjollët e familjes që i kanë shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që kanë veshur më shumë gra me të zeza, duke filluar nga Piramidat, te vëllavrasja e 97-s, te 21 Janari dhe Gërdeci… Argita me Shkëlzenin thonë: “Ikni ju të vijmë ne”! Me vota nuk bëhet fjalë fare të vijnë dhe as nuk kanë për të ardhur ndonjëherë.

Pra, t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, ata ta hedhin në erë siç bënë me Gërdecin. Kanë shumë kurajo që dalin, teksa vetë janë të paditur në SPAK, vetë janë me masa sigurie, vetë thërrasin: “Lironi babin”. kanë kurajo për një gjë, se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokurorisë, ose pafajësia e ish-kolegëve tanë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Argitës dhe Shkëlzenit, që vranë njerez, dhe të thuash “të lëmë bashkinë që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”, kjo është ku thërret qameti. Kjo është t’ia fyesh inteligjencën njerëzve në mënyrë spektakolare”, deklaroi Veliaj.



8 Comments

  1. O hajdut leji shashkat se ti sje me pak kellire se ata. Harrove Arditin e gjore 15 vjec qe mbytet e hodhet ne plehra. Ju jeni te gjithe shushunja o u shofshit e mos paci nje dite te hajrit. MASKARENJ

  2. Sali Berisha i imponoi protestës si udhëheqës vajzën e tij Argitën, një person “non grata” në SHBA, dhe Ilir Metën, një person kandidat për “non grata” dhe subjekt i drejtësisë. Të dy po ashtu, me një perceptim sterrë në opinion publik.ne burg jane drejtoret kurse iliri ka bllokun kurse argita eshte vajza e atij serbit salih qe vrau ne bulevard popullin e tij per pushtetin e qelbur vetjal,sot ne ballkon

  3. Te me vjedhesh taksat qe ja kam paguar bashkise me gjoba se mezi i nxirrja ato lek, te besh vjedhjen e tyre ndersa si moralist i te drejtes keni shtypur me kembe shtresen e varfer duke u zhvatur me force perimet, karrocen e kokoshkave, etj. Nuk e di por duhet ti therrisni mendjes njerez, ky eshte nje bastard i lig, kryetar organizate kriminale qe s’ka asnje lidhje me humanizmin, me administrimin e parave per te ndihmuar komunitetin! Ky duhet arrestuar, kush do te jete prokuror i ceshtjes se ketij nuk duhet ta fali aq me teper qe ketij monstre i duket vetja i paprekshem! Ky rast eshte prova e te vertetes se SPAK, arrestimi ose jo i ketij ve ne pikepyetje te gjithe drejtesine e re! US, we believe in you so as always do your part and help in arresting Erion Veliaj, the biggest scammer and Albania Maffia Boss!

    1. Akoma me bllokun e Metës dhe përrallën e vjetër të Gërdecit!!!
      Me Metën pas bllokun bëri aleancën ku vetë ministër!!
      Me Gërdecin e thotë se s’ka argument tjetër!!!
      E të mbrohesh për të mbuluar vjedhjen kolosale në Bashki me anë të propagandës nuk zën më vënd do të thotë që e ka zënë paniku!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *