• |
ide | kryesore

Dikur shoqe sot Samata dhe Ronela nuk flasin me njëra-tjetrën

Paparazzi, Slider


Miqësia e Ronela Hajatit dhe Samanta Karavellës është komentuar shumë në media. Pasi Ronela u larguar nga labeli “Max Production” ku të dyja punonin, mediat shkruajtën se dy mikeshat janë grindur.

E pyetur dje për Ronelën në “Pop culture”, Samanta u shpreh se nuk i pëlqejnë intrigat dhe se pëlqen miqësitë e pastra, pa zbuluar më shumë ç’ka ndodhur me saj dhe Ronelës.

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, është shprehur Samanta./cna


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *