• |
ide | kryesore

Drejtori i policisë Elbasan: Në 2017 vetëm 10 raste kultivimi të kanabisit

Lajme, Të fundit



Drejtori i policisë së qarkut Elbasan, Altin Qato, në takimin e task-forcës deklaroi se në 2017 janë evidentuar vetëm 10 raste të kultivimit të kanabis sativës me një sipërfaqe dhe sasi të pa konsiderueshme në krahasim me qarqet e tjera.

”Sipërfaqja totale e parcelave të identifikuara në qarkun e Elbasanit gjatë 2017 kanë qenë 161 metra katrorë, ku parcela me sipërfaqe më të madhe është identifikuar në fshatin Grekan në Belsh prej 110 metra katrorë. Ndërsa gjatë 2016, janë evidentuar 81 raste ku janë agjesuar 33965 bimë narkotike të cilat përbëjnë 1.3% të totalit të bimëve narkotike të identifikuara dhe asgjesuara në shkallë vendi gjatë këtij viti. Gjatë këtij viti janë realizuar dy operacione në qarkun e Elbasanit. I pari në 23-24 shkurt dhe i dyti me 9 mars, duke përqëndruar vëmendjen kryesore në zona dhe objekte ku mund të kultivohen bimë narkotike, në veçanti në sera, magazina dhe objekte të braktisuara, tunele etj. Janë angazhuar gjithësej 285 punonjës policie dhe janë realizuar 2318 kontrolle ku dhe janë evidentuar vendet me një database që do të monitorohen në vazhdimësi.” – tha Qato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *