• |
ide | kryesore

Selena Gomez mesazh për të gjitha vajzat: Perfektja nuk ekziston

Paparazzi, Slider


Selena Gomez verën e kaluar ka pasur një problem shëndetësor vërtet të madh, por që fatmirësisht tashmë është shëruar. Selena kreu një transplant veshke, dhe dhuruesja ishte mikesha e saj më e mirë. Tashmë që çdo gjë ka kaluar Selena po shijon pushimet në Australi, dhe nuk ka kompleksin për t’u shfaqur me rroba banjoje.

Këngëtarja nuk ka fshehur as shenjën që i ka lënë operacioni. Ajo madje mas publikimit të këtyre fotove, ka një mesazh për të gjitha vajzat të cilëve ju thotë se nuk kanë nevojë të duken perfekte për askënd.

“Miti i bukurisë – një fiksim për përsosmërinë fizike, që vë në kurth gruan moderne në një cikël të pafund të pashpresë, vetëdijes dhe urrejtjes së vetes, ndërsa përpiqet të përmbushë definicionin e pamundur të shoqërisë për bukuri të përsosur. Unë zgjodha të kujdesem për veten, sepse dua të mos t’i vërtetoj asgjë askujt”,-ka shkruar Selena në Instagram.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *