• |
ide | kryesore

Berisha kthen përgjigje: Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg kokainë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama për ngarkesën e kokainës së kapur në Durrës.

Sot Berisha shkruan se radioja më e madhe franceze lëshon dyshime të forta kur thotë se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës në lidhje me 613 kokainë të kapur në shkurt. Sipas tij, kjo është akuzë ndërkombëtare direkte për klanin politik të ngarkesës së kokainës.

Akuza ndërkombëtare direkte për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i ngarkesës së 613 kg kokainë! Të dashur miq, radio më e madhe franceze duke folur për trafikun e 613 kg kokainë në portin e Durrësit lëshon dyshime të forta direkt për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore”, në rastin konkret si maje e kupolës shtetërore akuzohet direkt Edi Rama. Lexoni shënimin e mëposhtëm! sb

“Radio Francë Internationale: Dyshohet implikimi i kupolës së shtetit në Shqipëri në trafikun e kokainës! Në një artikull të Radios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio France Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës. Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore. Deri në atë pikë sa që Shqipëria quhet Kolumbia e Europës. Në shkurt 2018 është kapur një sasi prej 631 kilogram kokainë me një vlerë 180 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e drogës në historinë e Shqipërisë.” – shkruan Berisha.



2 Comments

  1. si nuk e shpelan mortja kete qelbesire. Pse nuk kam pare asnjehere nje element pozitiv ne kete qenje djallzore, intrigante qe i ka duart me gjak.

    Ky nuk eshte i BIRI I QOFT LARGUT,,,, ky eshte QOFTLARGUT vet.

    Ky eshte mallkimi yne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *