• |
ide | kryesore

DETAJET/ Një 15-vjeçar shkaktoi aksidentin në Mat me 2 viktima dhe 1 të plagosur

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 19.00, në vendin e quajtur “Lapidari” në njësinë administrative Komsi të Matit. Mësohet se janë përfshirë në aksident një automjet dhe një motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 persona.

Policia thotë se grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer verifikimet paraprake ka vënë re se një automjet është përplasur fillimisht me një motoçikletë. Për pasojë është aksidentuar Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit. Ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës edhe Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi. Sipas të njëjtave burime është plagosur rëndë A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi i cili po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Policia thotë se drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij, Xh.N, rreth 15 vjeç. Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas ka goditur një këmbësor. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *