• |
ide | kryesore

Shkarkoi 5 punonjës, Etilda Gjonaj rrëzohet në Administrative

Lajme, Të fundit



Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, të shkarkuar nga detyra me urdhër të minsitres së re Etilda Gjonaj, kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative.

Mësohet se Gjykata ka vendosur shfuqizimin e aktit të lirimit nga detyra dhe detyrimin e Ministrisë së Drejtësisë të rikthejë në pozicionin e mëparshëm shefin e inspektoriatit të profesioneve të lira, Arlind Arapin dhe katër zyrtarë të tjerë. Po ashtu, Gjykata Administrative detyron ministren Gjonaj t’ju japë pagat deri në rikthimin e tyre në detyrë.

Kështu, gjyqin e kanë fituar edhe ish-punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa dhe Valbona Kryemadhi.

Pesë ish-punonjësit e LSI shkuan bashkë dhe depozituan në gjykatë një padi për ministren. Ata e cilësuan vendimin e ministres Etilda Gjonaj si të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna.

Sipas ministres, nga kontrollet e kryera pas ankesave të qytetarëve, rezultoi se njerëzit e shkarkuar kishin kryer shkelje me ligjin dhe vonesa të tejskajshme në zgjidhjen e problemeve të popullatës. Por Gjykata Administrative vendosi sot të rrëzojë pretendimet e ministres, duke mbajtur anën e punonjësve të shkarkuar.



5 Comments

  1. po e dim mo si jane gjykatat ne shqiperi. Kta jane bere 5 veta kane dhene shumen qe ka kerkuar gjyqtari dhe ai ka nxjerr kte vendim, shume e thjesht. Kto jane filma qe i kemi pare rendom ne shqiperi.

    1. Ja prandaj duhet ai vettingu sa me shpejt ne shqiperi qe te pastroj kta lloj gjyqtaresh. Une kam kaq vite vdiqa neper gjyqe dhe ktyre ja u mbyll ceshtjen tak fak, normale kane dhene parat ata , une skam para te jap

    2. kta jane ata punonjesit e LSI qe pasi u ngopen ne para 8vjet ne pushtet kane surrat fitojn edhe gjyqe. Normal kur ka gjykata te tilla

  2. Per me ua mbylle me mire mendimin per gjykatat, hidhni nje sy ama se si veproi ministrja e drejtesise, e urdheruar nga qeveria, qe ne shkelje te ploteme te gjithe rregullat e ekstradimit, kjo zonje, ne bashkepunim me organet e tjera e me qeverine, ekstraduan financierin e HABILAJVE, te SAJE QORRIT i cili u kap ne kushte flagrance e duhej denuar ketunje here , por per te fshehur doren qeveritare, shteterore ne kanabizimin e vendit, per te mbrojtur SAJE QORRIN u mobilizuan te gjithe strukturat. Kjo pra eshte drejtesia qe po na jep e japin keta mafize qeveritare, Mos mbani shprese, drejtesine e duan per vehten e tyre, Kush humbi, a u denua nga keta? Sa eshte folur, e percapur se oligarket, e banditet shteterore pasurohen e populli mjerohet.Pa pastrimin nga mbetjet e bijte komuniste ky vend keshtu do hece.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *