• |
ide | kryesore

Thaçi udhëtim ‘sekret’ në SHBA, aty ndodhet edhe Vuçiç. Negociata për ndarjen e Kosovës?

Lajme, Të fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëtim të cilin e ka mbajtur të fshehtë për mediat. Të paktën kështu raportojnë mediat në Prishtinë. Para pak ditësh u bë e ditur se edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçië, ka udhëtuar drejt SHBA-së, pa e njoftuar vizitën. Partitë opozitare në Beograd e kanë akuzuar Vuçiçin se është përfshirë në negociata sekrete me Hashim Thaçin, fillimisht në Paris e më pas edhe në SHBA. Pak ditë më parë gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” njoftoi se dy presidentët ishin përfshirë në bisedime për ndarjen e Kosovës, por që ky opsion ishte ndaluar pas intervenimit të Berlinit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur një vizitë të gjatë jashtë vendit, shkruan Express.

Por, gjysma e kësaj vizite ishte publike e gjysma po del të jetë e fshehtë. Fillimisht Thaçi kishte udhëtuar drejt Londrës ku kishte promovuar librin e tij të botuar së fundi. Më pas kishte udhëtuar drejt Parisit ku po ashtu e kishte promovuar librin dhe kishte dekoruar ish-Presidentin Sarkozy dhe ish-ministrin e Jashtëm Bernard Kouchner. Pas Parisit, Presidenti nuk ka bërë asgjë publike për aktivitetin e tij. Në Serbi, ish-ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, ka akuzuar Vuçiçin se ka pasur darkë të fshehtë me Thaçin para se ky i fundit ta takonte Presidentin Macron. Jeremiç më pas ka njoftuar se Vuçiçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i vazhduar negociatat sekrete me Thaçin dhe duke e provokuar atë “A jeni në hotelin e njëjtë”.

Sido që të jetë, Gazeta Express mëson se Thaçi tash e sa ditë është duke qëndruar në SHBA. Mediat serbe duke u thirrur në burime, kanë njoftuar se Presidenti i Serbisë ka pasur takime me zyrtarë të Administratës së SHBA-së duke e quajtur këtë ofensivë diplomatike të tij për çështjen e Kosovës.

Por këtu nuk përfundon historia e Thaçit me Vuçiçin. Ata të premten do të jenë në Bruksel, ku janë ftuar nga Mogherini për bisedime të nivelit të lartë që kanë të bëjnë me definimin e formatit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Gjatë fundjavës gazeta vjeneze „Der Standard“, ka shkruar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Sipas kësaj të përditshmeje gjermanët kanë parandaluar ndarjen e Kosovës, të cilën e kanë favorizuar serbët, por edhe pala kosovare për shkak të lodhjes me çështjen e veriut. Kjo, sipas diplomatëve, edhe ka bërë që të ndërhyjë Berlini. Por, një zyrtar, në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës austriake, se ka frikë se Thaçi dhe Vuçiçi mund të flasin në kanale tjera rreth ndarjes së Kosovës./Express

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu