• |
ide | kryesore

2 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e ujit

Planet



Aktualisht rreth 2 miliard njerëz në botë nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për ujë të pijshëm. Shkaqet e kësaj mungese, që ka të bëjë me jetën a vdekjen e popullsisë së Planetit, janë thatësira, konfliktet e armatosura, lakmitë e shfrenuara ekonomike.

Në Ditën botërore kushtuar arit blu, në plan të parë, mungesa e së drejtës për të pasur ujë të pijshëm për një pjesë të madhe të popullsisë së Planetit.  E kjo pjesë, në vitin 2050, mund të arrijë në 5 miliard vetë.

I njohur nga OKB-ja si e drejtë njerëzore universale, uji mbetet pasuri, që gjindet gjithnjë më rrallë në nivel planetar. Ndryshimet klimaterike kanë krijuar një situatë dramatike e cila, në vitin 2050, mund të rrezikojë 5 miliard jetë njerëzore, shkruan rado vatikani.

E ari blu vijon të jetë edhe sot e kësaj dite në qendër të konflikteve të armatosura dhe atyre ekonomike, për kontrollin e burimeve. Situatë, që mund të  ndryshojë, sipas Mariaroza Iannellit, kryetare e Vëzhguesit për  sigurimin e ujit, me strategji efikase në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, por edhe me përpjekje për ta sanksionuar konkretisht të drejtën njerëzore për të pasur ujë të pijshëm, domethënë, jetë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *