• |
ide | kryesore

Ambasadori rus: Shqipëria gaboi dy herë me dëbimin e diplomatëve rusë. Dëmton marrëdhëniet tona

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Alexander Karpushin, deklaroi se ndryshe nga praktika ndërkombëtare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, bëri publik emrat e diplomatëve rusë që vendosi të dëbojë nga vendi.

Sipas Karpushin, një veprim i tillë është i palejueshëm dhe ambasada pret një shpjegim zyrtar të Ministrisë së Jashtme lidhur me këtë veprim.

“Duhet theksuar se mbështetja e dëbimit masiv të diplomatëve rusë nuk ka qenë e detyrueshme për asnjë vend dhe as për Shqipërinë. Për ne mbështetja ose jo e këtij vendimi në radhë të parë është indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndosh të një vendi apo të një tjetri po edhe te sovranitetit real të këtyre vendeve. Siç jeni në dijeni, më 20 mars Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë, në të cilën, pa pasur asnjë provë, e akuzoi Rusinë për një “sulm kimik” të zhvilluar kundër Britanisë së Madhe.

Ndërsa tani pala shqiptare dëbon dy diplomatët tanë. Madje, në kundërshtim me praktikën e gjithëpranuar ndërkombëtare Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre. Një gjë e tillë është e palejueshme dhe na krijon një indinjatë të fortë. Shpresojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të MEPJ-së lidhur me këtë veprim.” – u shpreh Alexander Karpushin në një intervistë për “News 24”.

Sipas ambasadorit rus, Shqipëria zgjodhi të jetë pjesë e vendeve që nuk kanë nevojë për asnjë provë për t’a akuzuar Rusinë. Ai shprehet se ky qëndrim do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe.

“Pra, kemi dy qasje diametralisht të kundërta: një pjesë e vendeve nuk kanë nevojë për asnjë provë për ta akuzuar Rusinë, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se është e papranueshme të veprosh pa asnjë provë në dorë. Shqipëria i përket grupit të parë, dhe kjo është zgjedhja e saj. Për fat të keq, kjo besoj se do të dëmtojë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të ngadalësojë ecurinë e tyre në të ardhmen.” – u shpreh Karpushin.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Do shqetesohesha nese Rusia NUK do te debonte te pakten 1 zyrtar tonin atje. Do te thote qe, nese te pakten nuk na llogarit, ka synime me te erreta ndaj nesh, apo ME E KEQJA, ka pushtet shume te madh ketu ne Shqiperi

  2. nje gje eshte e sigurte qe te drejten per vete e duam te gjith padrejtesin te na bejne tjeret e urrejme te gjith por qe padrejtesi tjereve u bejme kurse ligjet e zotit qe eshte e verteta e tregojne qarte qe sejcili cfardo ti bejne dikujte eshte njelloj sikur po ja bejne vetes vet drejtperdrejte ,kurse ajo qe na zgjill problemet jep gjalleri dhe shton shpresen eshte drejtesia haku e verteta ta duash dhe te deshirosh per tjetrin ate cfar deshiron per veten tende,ne e beme per ju ishim miq mesuam dhe rusisht nder shkolla per te shprehur miqesin po ju mesute shqip popullit tuaj nder shkolla ,te na respektonit ne menyre te barabart ,jo tavarishc dosfidanja,keshtu nuk merr kuptim besimi ndersjellte dhe miqesija ju vitin e kaluar kerkonit ,14 dynym toke ne tirane qe ua kishte dhene enveri ne shenj respekti dhe harruat ku me nje firme tuajen kombit shqiptare i jane marrur miliona dynym toke ,te shprehnit miqesine a kerkuat ndonjehere ndjese ,per ate gabim dhe sa jeni te perkushtuar qe 15 milon shqiptareve tua ktheni territoret e tyre per administrim pavarsisht ,papullsise ne te ,ashtu sic pranuat bashkimin e dy gjermanive te pranonit dhe bashkimin shqiptare dhe ti hapnit rruge paqes keshtu ju jeni te paret qe po perdhunoni me forcen e cdo menyre 15 milion shqiptare nen kurthin e asimilimit ,perderi sa keni bere padrejtesi dhe nuk mblilleni te vini te drejten ne vend vecse ne cdo forme dhe menure te organizuar 4 shtete qe kan troje shqiptare bashke me ju jeni kundervene shqiptareve ketu e nje shekull ne nuk deshirojme armiq i duam te gjith miq por me drejtesi hak me pare te drejtat sepse at sti fale kush sepse tek e drejta sejcili ka zgjilljet jeten e kur tjetri ben punen sherbimin armiqesise ky nuk eshte faji jone ne kerkojme te drejtat tona por jo te mbajm pergjegjsi pse tjeret duan ti bien murit me koke dhe thyejn koken llimbja eshte pasoje e urtesise dhe zgjelljes tyre ,persa i perket ceshtjes se trupes diplomatike i mbajtem gjith ambasaden epo kthyem mbrapsht ambasaden , ruse apo anasjelltas ne rragun global kjo nuk ka peshe per shqiptaret ka peshe roli rusise ne nje shekun kunder te drejtave shqiptare qe duhet te pranojne bashkimin e trojeve shqiptare te para coptimit etnik pa kushte sic pranuan bashkimin gjerman ky eshjte thelbi dhe mendimi im mbi te drejtat dhe natyralitetin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *