• |
ide | kryesore

Europol shkatërron grupin kriminal/ Sekuestrohen 1 ton drogë, pranga dhe shqiptarëve

Lajme, Të fundit



18 persona në pranga dhe 9 të tjerë të ndjekur penalisht është rezultati i një operacioni të përbëashkët anti-drogë nga policia spanjolle dhe Shërbimi Gjerman i Hetimeve Doganore Qëndrore.

Anëtarët e organizatës kriminale u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia dhe janë shtetas të tetë vendeve të ndryshme: Kroacia, Gjermania, Spanja, Shqipëria, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia.

Operacioni i mbështetur nga Europol, shkatërroi një grup kriminal të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në BE.

Në përfundim të operacionit  janë sekuestruar 212 000 euro cash, armë zjarri, municion dhe tetë automjete.

Grupi kriminal trafikoi marijuanë nga Spanja në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti qelizash të themeluar në Malaga dhe Granada, Spanjë, orkestruar nga Bremeni në Gjermani.

Hetimi filloi në qershorin e kaluar, pasi një qytetar gjerman, një anëtar i rrjetit kriminal, u vërejt në blerjen e një sasi të madhe të marijuanës në jug të Spanjës. Faza e parë e operacionit u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të vendit, ku u konfiskuan gati 1 ton marijuanë dhe 172 000 mijë euro.

europol droga



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *