• |
ide | kryesore

Intervista në median gjermane, Rama kërkon hapjen e negociatave për hir të rrezikut rus

Lajme, Të fundit


Kohë më të mirë për të përmendur rrezikun rus, si presion për hapjen e negociatave nuk mund të kishte për Edi Ramën. Në një intervistë për gazetën gjermane “ëelt”, kryeministri i Shqipërisë foli për një qeveri anti-NATO apo anti-BE si një mundësi reale, ndërsa kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në intervistën e titulluar: “Paradoks që Shqipëria nuk është në BE.”

“Nuk do ishte mirë që Bashkimi Europian ta linte Ballkanin si një zonë gri, ku mund të futen palët e treta,” shprehet Rama, duke nënkuptuar aty Rusinë.

“Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se ne jemi një vend i NATO-s. por është paradoks që nuk jemi në BE. E kemi parë së fundmi në Malin e Zi, se çfarë mund të bëjë ndikimi rus. Një qeveri anti-NATO apo anti-BE është një mundësi reale,” tha Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, përfshi këtu një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të nisin negociatat, sepse ne kemi përmbushur detyrimet. Më e rëndësishmja ishte reforma në drejtësi, zbatimi i së cilës ishte i vështirë. Ne ndryshuam edhe Kushtetutën, diçka jo e zakonshme” tha Rama.


3 Comments

  1. O idiot kalibri,integrimin nuk e pengon as ndikimi Rus,as ai Mongol,as ai otoman.Integrimin e pengon shteti i bere njesh me krimin.Po te ndiqen standartet e Bruxelit minimalet,ne duhet te na perzejne edhe NGA Ballkani e Jo te na afrojne me Brukselin.

  2. Thua te jene kaq idiote t’a besojne teorine e KM tone europianet apo kaq i zgjuar ky me teorite e tij konspirative
    te ndikimit rus.Kujton ky se europianet jane ne nivelin e shqiptareve qe e hane sapunin per djathe.Jo mor jo e keqja e shqiperise jane vete shqiptaret,qeverite e tyre ,mosplotesimi i kritereve qe na kerkohen nga BE-ja .Ruseve as ja ndjen fare se ka nje vend qe quhet Shqiperi ndaj mos u be qesharak.

  3. Ke plotesuar vetem uturakun me MUT. Reformen ne drejtesi po ta bejne dynjaja or debil. Pronat, te perndjekurit, dhe zbatimin e ligjit nga organet qeverisese ku i ke!!! keto jane kushtet qe nuk i jane hequr asnjehere nga axhenda e detyrave shtetit te dhjere shqiptar, ore palaco qe genjen nga mengjesi ne darke. Dhe nje gje mbani mend o njerez…. kete hale nga shqiptaret nuk e gjen gje. Ketij e keqja do ti vije nga nuk ja merr mendja, se po luan me ata qe komandojne boten … dhe i sigurt qe do ta TREDHIN….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *