• |
ide | kryesore

Reagon Rusia: Arrestimi i Gjuriç në Kosovë ka për qëllim të frikësojë serbët

Lajme, Të fundit



Qeveria ruse ka reaguar përmes Ministrisë së Jashtme lidhur me arrestimin e Marko Gjuriç një ditë më parë në Kosovë. Në deklaratë dënohet veprimi i policisë së Kosovës dhe thuhet se ky është një akt që bëhet për të frikësuar serbët e Kosovës.
“E dënojmë ashpër këtë aksion qëllim i të cilit është frikësimi i serbëve kosovarë. Rusia e konsideron të papranueshëm lëshimin e qartë të pranisë ndërkombëtare – forcave për Kosovën dhe misionin e BE-së, të cilat vetëm nga anash e kanë parë ngjarjen dhe nuk e kanë përmbushur mandatin e vet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *