• |
ide | kryesore

Aksident në Levan, pesë të plagosur

Lajme, Të fundit


Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, aks i njohur për aksidente të shumta. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të ditës së sotme, kur një mjet tip “Nisan” i drejtuar nga shtetasi me inicial R.C, u përplas me një mjet tip “Opel”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e të dyja mjeteve, konkretisht shtetasit: F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë, N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë, S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë, E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat. Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *