• |
ide | kryesore

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç tregon si arriti të hyjë në Kosovë

Lajme, Të fundit



Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë të hënën ka hyrë në Kosovë me veturë, pavarësisht kontrolleve të shtuara në vendkalimet kufitare, ku gjatë tërë ditë ishin vendosur pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të parandaluar hyrjen e tij.

I pyetur se si kishte hyrë në Kosovë, Gjuriq i ka thënë portalit serb “Insajder” se ka hyrë me veturë.

“Hyra me veturë në Kosovë, në përputhje me dokumentet për të cilat e kam informuar Prishtinën dhe, jo vetëm Prishtinën, por edhe EULEX-in dhe UNMIK-un, në pajtim me rregullat. Njoftimi u dërgua të premten, më shumë se 70 orë më herët, dhe është përsëritur dy herë, përpara mbajtjes së aktivitetit. Pra, lidhur me këtë, situata është plotësisht e qartë”, tha Gjuriq, përcjell Telegrafi.

Ai megjithatë nuk ka shpjeguar se si ai arriti të kalojë të gjitha kontrollet, që ishin vendosur në vendkalimet mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të paralajmërimit për ardhjen e zyrtarëve serbë, pavarësisht ndalesës që kishin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *