• |
ide | kryesore

Tensionet me Kosovën, Serbia dërgon avionët luftarakë në Preshevë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pas incidentit të së hënës që shkaktoi arrestimi i shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Mitrovicën e Veriut, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

Banorë shqiptarë të kësaj lugine, pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë, i kanë dërguar Top Channel, pamje të xhiruara në video të avionëve luftarakë që fluturonin mbi shtëpitë e tyre gjatë kësaj të mërkure.

Teknikisht nga ana e Beogradit, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të saj është e drejtë legjitime.

Por, nisur nga rrethanat dhe pikërisht koha në të cilën bëhet një veprim i tillë, të bën të dyshosh për një kundërpërgjigje të padrejtë të Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e gjithashtu edhe ndaj Kosovës.




1 Comment

  1. Pa dyshim, edhe ky veprim shantazhi ndaj popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, bënë pjesë në skenarin e shovinizmit serbo-rus. Mund të besohet me bazë se edhe ky veprim i çetnikëve të Beligradit, është pjesë e një objektivi të paracaktuar. Të detyroj popullatën shqiptare – shumicë në Luginën e Preshevës të shpërngulet apo të kërkoj ribashkim me Kosovën. Krejt kjo e kalkuluar deri në imtësi në kabinetin e gjeneralit Dikoviq, për ndarjen e Kosovës, duke i shkëputur asaj Veriun, si dhe për të krijuar rrethanat për vendosjen e kufirit Kosovë-Serbi, aty ku fillon pjesa veriore e qytetit të Mitrovicë- në lumin Ibër.
    Në kuadër të këtij kalkulimi janë: provokimi i çetnikut të përqyrrtë Gjuriq, si dhe dyndja e njësive të blinduara të ushtrisë serbijane, përfshirë këtu tanket M-84 dhe T-72, pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, në Rashkë, Merdarë, Tabëll, afër Preshevës dhe Bujanocës…
    Të gjitha këto veprime të shovinistëve serbo-rus, nuk janë ndonjë befasi për ne shqiptarët. “Befasia” kryesore të cilën nuk e kemi pritur, është mos reagimi i KFOR dhe Euleks, apo thënë edhe më troç mos reagimi i SHBA-ve dhe BE, pse jo edhe i KS të OKB-së, ndaj kërcënimit ndaj shqiptarëve, nëpërmjet vringëllimës me armë nga Beogradi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *