Përfaqësuesi i një firme që u grabit sot në zonën e “Komunës së Parisit” ka përfunduar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Ai deklaroi se kanë qenë dy persona me motor që i kanë ardhur befas dhe i kanë marrë paratë që kishte në një qese.
Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë paraprakisht për policinë, shtetasi me iniciale A.S., ka treguar edhe shumën e parave që kishte në qese.
“Nuk kisha ndonjë shumë të madhe, rreth 7-8 milionë lekë. Do bëja ca pagesa të firmës që përfaqësoj”, është shprehur qytetari i grabitur.