• |
ide | kryesore

Gjykata Europiane e Audituesve ‘kundër’ PPP-ve: Miliona euro humbje, por Shqipëria i aplikon kudo

Lajme, Të fundit
ppp-koncesion-300x225.jpg


Gjykata Europiane e Audituesve deklaroi se kontratat e partneritetit publik-privat sjellin humbje të mëdha financiare për taksapaguesit. Përfundimi ka dalë pas auditimit të 87 kontratave koncesionare, që janë dhënë nga vendet e Bashkimit Europian për periudhën 2000-2014.

Analiza e ekspertëve të gjykatës është fokusuar veçanërisht në 7 projekte autostradash në Greqi dhe Spanjë. Sipas raportit, këto projekte janë tenderuar me një kosto fillestare prej 7.8 miliardë eurosh. Por, gjatë zbatimit, kostoja e tyre është rritur me 1.5 miliardë euro të tjera, ose gati 20 për qind mbi vlerën fillestare, të cilën gjykata e ka klasifikuar si dëm ekonomik.

Veç rritjes së kostove, realizimi i projekteve me partneritet publik-privat ka rezultuar me vonesa të mëdha në përfundimin e veprave, deri në 5 vite nga afati fillestar. Gjykata u ka rekomanduar vendeve të BE-së të ndalojnë promovimin e kësaj politike, deri në ndërtimin e një kuadri ligjor më të fortë për koncesionet. Ndërkohë, ndryshe nga BE ku ne aspirojmë të futemi, qeveria shqiptare po mundohet t’i aplikojë kudo këto koncesione dhe partneritete publik-privat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *