• |
ide | kryesore

Lidhjet me Gylen, ekstradohen me urgjencë drejt Ankarasë pesë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë

Lajme, Të fundit


Me një shpejtësi të madhe, pesë shtetasit turq të arrestuar sot në Kosovë, janë ekstraduar drejt Turqisë. Është fjala për Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan. Ndonëse kishin leje të rregullt qëndrimi në Kosovë, si drejtues të rrjetit të shkollave ‘Mehmet Akif’, ata janë ndaluar dhe dërguar me urgjencë drejt Ankarasë. Dyshimet janë se arrestimi i tyre është bërë me porosi të presidentit turk, Erdogan, sipas të cilit këta shtetas kanë lidhje me klerikun Fetullah Gylen dhe kanë gisht në puçin e shtetit të para dy viteve. Zyrtarisht është thënë se këta shtetas janë arrestuar për shkak se cënojnë sigurinë kombëtare, por pa dhënë më tepër sqarime. Me shumë mundësi, tani në Turqi ata do t’i nënshtrohen torturave dhe gjykimit politik siç ka ndodhur me shumë të tjerë të arrestuar më parë.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *