• |
ide | kryesore

Reagon ambasada shqiptare në Hagë: Kjo është e vërteta e ‘sherrit’ për vendet e parkimit

Lajme, Të fundit


Ambasada shqiptare në Hagë ka reaguar për artikullin e publikuar në gazetën “De Telegraaf”, e cila shkruante se selia diplomatike shqiptare i ka dhënë vendet e parkimit një restoranti aty pranë. Ambasada sqaron se nuk ka asnjë lidhje me zënkat mes banorëve të rrugës ku gjendet edhe Ambasada në Hagë, dhe restorantit në fjalë.

Konflikti, sipas tyre, ka të bëjë me zhurmat që shkakton restoranti në orët e vona, por edhe me plehrat që grumbullon restoranti çdo natë. Sa i përket vendeve të parkimit, ambasada shqiptare sqaron se përdor gjatë orarit të punës, dy vende parkimi të akoluara nga Bashkia e Hagës. Për më tepër, ambasada i paguan Bashkisë së Hagës një abonim vjetor parkimi. Këto parkime përdoren nga punonjësit e ambasadës për mbarëvajtjen e punës së përditshme.

“Sa herë që ne vërejmë parkime të parregullta në hapësirat e alokuara, ne njoftojmë shërbimin e policisë diplomatike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e selisë diplomatike shqiptare. Ambasada i është drejtuar me një letër edhe gazetës që ka botuar artikullin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *