• |
ide | kryesore

Sherr për pronën, dy vëllezër në Shkodër marrin armët

Lajme


Një ngjarje e rëndë është shmangur ditën e sotme nga policia e Shkodrës. Një 60-vjeçar nga fshati Nënshat i Vau i Dejës pasi ka bërë sherr për motive pronësie me vëllain e tij, H. P., ka tentuar të përdorë armën ndaj tij.

Bëhet fjalë për Luigj Preçi, 60 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke evituar agravitimin e situatës. Ai është shoqëruar në policia, ndërsa i është sekuestrua një armë zjarri automatike model 56. Lidhur me ngjarjen, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *