• |
ide | kryesore

Të pathënat e dëbimit të diplomatëve rusë, dakordësia Lindje-Perëndim dhe rasti i Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Me dëbimin e diplomatëve rusë edhe vendet lindore, anëtare ose jo anëtare të BE-së janë rreshtuar pas vendeve perëndimore e Britanisë së Madhe. Por jo të gjitha vendet europiane.

Nga Robert Schwartz

As lidhjet ekonomike dhe politike tradicionalisht të ngushta me Rusinë nuk patën efekt. Shumica e vendeve europianolindore u renditën në aferën Skripal pas Britanisë së Madhe e perëndimit duke dëbuar kështu diplomatë rusë. Nëse në vendet perëndimore përmendet solidariteti me Britaninë e Madhe si argument, në vende si Shqipëria, Ukraina apo Republika e Moldavisë ky dëbim është më shumë rezultat i një pragmatizmi politik. Megjithatë ky hap i këtyre vendeve nuk të habit edhe aq shumë.

Shqipëria që për afro gati dhjetë vjet është anëtare e NATO-s kërkon aktualisht të negociojë për anëtarësim në BE.

Kështu ky është një rast i mirë për këtë vend të veprojë si europiane e bindur.

Në një kohë që si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia apo Rumania, tradicionalisht kanë mbajtur qëndrime kundër rusëve. Tek dy ish-republikat sovjetike, Ukraina dhe Moldavia qëndrimi kundër Rusisë është më i thellë. Aneksimi i Krimesë, agresioni rus në lindjen ukrainase si edhe prezenca e vazhdueshme ruse në rajonin e shkëputur moldav të Transnistrisë luajnë një rol të rëndësishëm në dëbimin e diplomatëve rusë.

Vendet që refuzuan dëbimin

Hije mbi këtë aksion hedh fakti që BE megjithatë nuk u paraqit unike, dhe vende si Austria, Bullgaria, Greqia tregohen të rezervuara me dëbimin. Por megjithë rezervat e pak vendeve, shtetet demokratike si në Perëndim ashtu edhe Lindje të Europës dalin të bashkuara ndaj sjelljes agresive prej vitesh të Rusisë.

Numri i ndryshëm i diplomatëve të dëbuar nuk duhet parë si dobësi. Një diplomat apo 60, jo shifra por simbolika e aktit ka efekt në politikën ndërkombëtare. Këtë e kanë kuptuar edhe vende si Italia apo Hungaria qeveritë e të cilave kanë reaguar deri më tani miqësisht ndaj Rusisë.

Po Austria? Qeveria e re i referohet neutralitetit të republikës së alpeve dhe funksionit fisnik të urëlidhëses në diplomacinë ndërkombëtare. Vjena tërhoqi vetëm ambasadorin e saj në Moskë.

Mbetet Bullgaria, krenare që këtë gjysmë viti është presidente e radhës në BE dhe që mund të prezantohej nga ana e saj më europiane. Por me qëndrimin kundër dëbimit të diplomatëve, Sofja ka devijuar nga arritja e këtij qëllimi. Lidhjet tradicionale me Moskën duken më të forta se solidariteti europian. Për një presidente të radhës në BE jo sinjali më i mirë.

Tek grupi i vogël i refuzuesve bën pjesë edhe Greqia. As këtu nuk e ka dobësuar lidhjen e ngushtë me Rusinë, ombrella financiare e shpëtimit të BE.

Athina sërish tregoi, se xhonglon pa problem me alternativat. Por edhe xhonglerit më të mirë i shpëton diçka.

Me interes priten masat, me të cilat kërcënon Moska. Varet nga Rusia dhe presidenti i porsazgjedhur rus, Vladimir Putin nëse shkallëzimi do të vazhdojë.

Një pjesëmarrje e Rusisë në zbardhjen e skandalit me gaz helmues me siguri është zgjidhja më e mirë se sa mbyllja e Institutit Kulturor Britanik.

DW



2 Comments

  1. MBAJTJA ,DHE RRESPEKTIMI RREGULLAVE RECIPROCITETI ,MBAJTJA LINJAVE TE KOMUNIKIMIT,TE HAPURA MESH GJINISE NJERZORE NE MENYRE TE NDERSJELLT KURSE MOSPERFILLJA ,MOSRESPEKTIMI DOMOSDOSHMERIVE VLERAVE THEMELORE ,NDARJA NE GRUPE MBYLLKANALET E KOMUNIKIMIT ,DUKE I LLENE TJER NDREJTIM ,GJINISE NJERZORE ,KU PAPRITMAS ,SFIDOHEMI TE GJITH ,NGA TEKNOLOGJIA ,GARA SUPERIORITETI ,DHE KRIZAT DEPRESIONI INDIVIDUAL I KULTIT SUPERIORITETIT ,DUKE IU NENSHTRUAR GJITH NJE SPONTANITETI EKSTREM ME KATASTROFE PER GJITH ,TANI ASKUSH NUK KA ME PARAMETRA SIGURIE ,ESHTE SI TI THUASH DIKUJT DOGJO UN TANI DO TE VRAS ,DHE AI TE THOT,TE VRAS DHE UN TY ,KU KY KERCENIM ,I FUT TE DY NE DEPRESION NERVOZIZEM GADISHMERI TENCION PASIGURI MADJE TE MENDOJNE SE CILI TE GODAS I PARI ,FITON ,KJO ESHTE SKANDAL,NE JEMI NJEREZ DHE NUK DUHET TE BIEM NE KETE PIK KEMI ARSYE DHEMUND TE CMANGEMI NGA ME E KEQA DUKE PRANUAR NJERITJETRIN ,ME DREJTESI HAK ME MIRKUPTIM MARRVESHJE PAQE ,A NUK ESHTE ME MIR PER TE GJITH NE VETEN E VET CLIRIMI NGA ANKETHIPREJ NJERI TJETRIT PASIGURIA DHE PADREJTESIA ,PERDERI SA KEMI AKOMA SHTIGJE HAPUR MUNDESI DHE MENYRA KOMUNIKIMIT QE NE MEZIN TON TE EKZISTOJNE PAQA POR QE TE HAPET KJO DERE SEJCILI DUHET TE JAPE SHEMBULLIN I PARI PER TE BINDUR TJERIN QE UN JAM PER PAQEN ,KY ESHTE MENDIMI DHE VLERSIMI IM PER DOMOSDOSHMERIT PAQEN PERDERI SA NE PAQE NDIEJM TE GJITH ,QETESINE ,E DUAM TE GJITH DHE PADREJTESIN LUFTEN TE NA NDOLLE E URREJME TE GJITH ,NUK E DI NESE TE GJITH NDAJNE TE NJEJTIN MENDIM ME MUA I CILI I PERKET NATYRALITETIT TE PASTERT NJEREZORE,ME RESPEKT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *