• |
ide | kryesore

Bizneset e Kosovës: Do ta çojmë tarifën e rrugës Durrës-Kukës në gjykatën e Strasburgut

Lajme, Të fundit



Organizatat e biznesit në Kosovë po shikojnë mundësinë për të çuar taksën e vendosur për segmentin Milot-Morinë në Gjykatën e Strasburgut. Lajmi konfirmohet për “Monitor” nga Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, organizata kryesore e biznesit në Kosovë.

Gërxhalliu tha se janë tre arsyet se pse ata gjykojnë që taksa që po vihet është e padrejtë:

-Së pari, nuk ka një alternativë tjetër rruge pa pagesë. Rruga e vjetër është tepër e amortizuar dhe ka dalë praktikisht jashtë funksioni.

-Së dyti, taksa është më e lartë në krahasim me studimet, të cilat kanë rekomanduar se tarifa duhet të ishte maksimumi 1.4 euro.

-Së treti, rruga është e papërfunduar dhe po vihet tarifë kalimi, kur në gjithë rrugën ka shumë elementë pasigurie.

Gërxhalliu thotë se ata janë ende në hapat e parë të organizimit. Do të merret një studio ligjore dhe do të formulohet padia pasi të jenë grumbulluar të gjitha argumentet.

Sipas tij, janë 10 kompani të mëdha, 5 nga Shqipëria dhe 5 nga Kosova, që janë në rrezik falimenti sepse e kanë të lidhur gjithë aktivitetin me njëra- tjetrën.

Gërxhalliu paralajmëron se do të jenë bizneset e Shqipërisë që do e vuajnë më shumë shtimin e kostove. “Kompanitë e Kosovës do e kenë më të lehtë të gjejnë treg për shkak të investimeve që Kosova po bën në infrastrukturë, që do e lidhin më shpejt me Maqedoninë me autostradën e re dhe me Malin e Zi, përmes hekurudhës që pritet të ndërtohet”.

Gërxhalliu shprehu dhe keqardhjen që nga ana e Shqipërisë nuk kanë parë solidaritet për të kundërshtuar këtë taksë, sipas tij të padrejtë, sidomos nga organizatat shqiptare të sipërmarrjes.

Tarifat

Kompania fituese e koncesionit te Rruges se Kombit ka instaluar sistemin e pagesave dhe ka nisur sot marrjen e pagesave këtë javë, duke ngjallur kundërshtime të shumta nga të dyja kahet, pasi tarifat konsiderohen tepër të larta.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve./ Monitor

Tarifat

Klasa 1 motorr – 2.5 Eur

Klasa 2 veture – 5 Eur

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Eur

Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 eur

Klasa 5 kamion i rende – 22.5 eur



2 Comments

  1. Rruget duhen. Por para nuk ka. Shqiperia erdhi nga fukaralleku. Eshte akoma keq. Duhet dhe 20 vjet te ndertojme rruge. Fukarenjte do largohen nga Shqiperia brenda 10 vitesh. Taksat do i paguajne te pasurit. Mos u merzit o popull e kane per vete. Sepse dhe taksa ne Albani eshte nje forme e pastrimit te parave.

    1. Taksa duhet rishikuar,te zvogelohet cmimi por s’ka nevoje qe problemet brenda nesh ti zgjidhim tek te huajt. Ju boll protestuat, dhate mesazhe simbolike,sugjerime. Nqs nuk merren parasysh, nuk keni cfare te beni me shume, beni zgjidhje tjeter,qofte dhe duke rritur cmimet e produkteve, por jo ne keto forma ,duke u anku tek te huajt apo duke e tepru me protesta, se vjen momenti qe ,si shume komentues, edhe qeveria te thote. Po deshe hajde po deshe jo, po deshe paguaj po deshe shko bjeri rruges se vjeter maje malit. Protestat simbolike qe bete ne fillim, mos i prishini me hape te tjere nxitues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *