• |
ide | kryesore

Policia nis aksionin e madh për monitorimin nga ajri mbi gjithë vendin kundër kanabisit

Lajme, Të fundit



Ka nisur dje zbatimi i projektit “Sancas” për monitorimin ajror të vendit, në zbatim të planit operacional kundër kultivimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit pritën dje kolegët italianë, që do të bashkëpunojnë në këtë operacion. Ardi Veliu u shpreh se këtë vit do të ketë 30 për qind më shumë fluturime se në vitin 2017-të. Ndërsa drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë italiane, Paolo D’Ambolo, u shpreh i bindur për rezultate të shkëlqyera, ashtu sikurse vitin e kaluar.

Gjithashtu, ai shtoi se këtë vit një pjesë e fondeve për kryerjen e këtij operacioni janë dhënë nga Bashkimi Europian. Në tryezën e bashkëpunimit ishin të pranishëm oficerë të lartë të Policisë kriminale italiane e Guardia di Finanza, projekti “Sancas” dhe Qendrës së Ekselencës “Benecon”, në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *