• |
ide | kryesore

Prangoset shqiptari nga policia italiane, i gjetën në banesë 30 kg kanabis dhe 1 kg kokainë

Lajme, Të fundit


Policia italiane ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar me akuzën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Sinjalizimi i policisë italiane të shtetit u bë nga fqinjët e shqiptarit, të shqetësuar për vajtje-ardhjet e vazhdueshme anormale të njerëzve të ndryshëm në apartament.

Agjentët e Komisariatit të Sanremos, pas sinjalizimeve kanë nisur hetimet. Ka rezultuar që shqiptari që gjatë ditës punonte si punëtor në një kompani ndërtimi, i priste “klientët” e tij brenda banesës, duke krijuar ankth dhe shqetësim në lagje. Pas zbulimit të identitetit të subjektit dhe verifikimit të precedentëve të tij të shumtë, agjentët shkuan në apartamentin në fjalë.

Shqiptari i habitur nga agjentët e policisë, fillimisht u përpoq të mohonte çdo akuzë. Megjithatë, tashmë nga dera policët arritën të shihnin qartë në një tryezë praninë e një qeseje që përmbante, me gjasë, një substancë narkotike.

Pas kontrollit të banesës, policia gjeti 30 kg lëndë narkotike, marijuanë dhe hashash si dhe 1 kg kokainë. Po kështu u gjetën dy peshore precizimi si dhe një thikë për përzierjen. Shqiptari u arrestuar me akuzën për posedim dhe shpërndarje të lë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *