• |
ide | kryesore

Mesazhet që vijnë nga Kukësi

Lajme, Të fundit


Nga Astrit Patozi

Ajo që ndodhi sot në Kukës, me protestën ndaj tarifës për “Rrugën e Kombit”, është në radhë të parë një mesazh i qartë për “timonierin” e vetëkënaqur, që ka rrëmbyer e po shqyen i vetëm “tepsinë” e Shqipërisë.

Që do të thotë se Edi Ramës nuk i mjafton fakti, që ka në prehër bashkautorin e marrëveshjes së 18 majit, për të keqqeverisur i qetë dhe për të poshtëruar edhe më shumë shqiptarët.

Sepse teprimi me zullumin do ta ketë gjithmonë një përgjigje popullore, qoftë edhe spontane, siç ishte ajo e Kukësit sot.

Por po ashtu, ky leksion vlen edhe për udhëheqësit e opozitës zyrtare, të cilët nuk kanë asnjë meritë në reagimin e popullit të revoltuar atje, për të mos thënë më shumë se kaq.

Ata, as nuk mund të fshihen dhe as nuk mund të përfitojnë politikisht nga një protestë qytetare, e cila jo vetëm nuk u organizua prej tyre, por nuk pati asnjë çast qoftë edhe mbështetje morale nga Tirana, për aq kohë që u zhvillua.

Ky është rasti tipik kur opozita, për shkak të kapjes apo paaftësisë së saj, është në të gjitha rastet disa hapa prapa popullit të vet.


3 Comments

  1. po ku o patoz, kryetari i opozites akuzohet se ka vjedh 250 milion euro te asaj rruge, si mund te dali ne kete proteste opozita kur eshte me e perlyer se qeveria

  2. Si ia pranojne ketocikle shkrimesh ketij PATOZI, jo se e kemi inate, apo e urrejme,,,JO,,,JO por habia te detyron qe tia numurojme disa fjale ketij te larguari, e mire qenka bere, Si mundet qe ne kete ngjarje, apo edhe nete tjera te shkohet ne vend ngjarie, a thua se PDja eshte polici, apo prokurori. A i ndigjon e shikon kytip kondraversi polemikat, perplasjet me qeverine e banditin qe e drejton cdo dite. Opozite sot eshte iter populli , me kete ekonomi, e xhvatje qe po i ben ky pushtet, , e sot ishte indicia nga populli i vuajtur i KUKESIT, e ne te aredhmen, kush e mendon perparimin, e largimin e vuajtjeve nga keto qelbesira te hidhet ne veprim,Ky pushtet nuk ka me c;te jape, por vetem te rjepe popullin..PATOZ, ne qofsh me shpirt demokrati qe po na hiqesh, afroju thirrjes te z BERISHA, aty eshte PDja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *