• |
ide | kryesore

Deputetët e PD-së hyjnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës: Të lirohen protestuesit!

Lajme, Të fundit


Deputetët e PD-së hynë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në Kukës, që u sollën nga policia në kryeqytet.

Jashtë godinës qëndrojnë dhjetëra qytetarë të tjerë protestues dhe të afërm të të arrestuarve që presin çfarë do të ndodhë me 11 personat që u sollën nga Kukësi në Tiranë.

Protesta nisi pasditen e së dielës dhe vazhdon prej orësh, ndërsa nga Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka asnjë komunikim.

Të arrestuarit u transferuan nga Kukësi pasi ishin marrë mesnatën e së shtunës nga shtëpitë e tyre. Gjithsej 23 vetë u arrestuan nga forcat special me akuzën e “Shkatërrimit të pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Jane ekzekutuar urdher ndalimet per keta shtetas:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.


2 Comments

  1. PD do te rrije gjate ne opozite po te vazhdoje te perkrahe dhunen. Qytetaret e Kukesit kane te drejte te protestojne por jo te demtojne pronen e privatit. Ka shume forma proteste por jo me dhune. Kush ka demtuar duhet te zhdemtoje kokerr me kokerr demin.

  2. MOLO,, ulu nje cike e se paku behu koder. A e din ti i pa dituri ;mol’ se sa pasuri i vidhet e te vidhet me taksen ne karburant per kete e te tjera rruge? Po sa here duhet rrjepur ky popull me tere keto taksa te cmendura nga ky i cmenduri i ballkanit?E drejta e protestes eshte e drejte universale,, ate nuk e percakto as ti e as ai hajduti i qeverise..Format e protestes behen deri kur populli nuk provokohet e ofendohet, andaj mund te kete edhe me keq per nje KM te cmendur qe kemi ne krye. Demin ta paguj ky qe ka bere mareveshjen per perfitime e vjedhje, sic eshte mesuar. Ketij KM duhet me te pa tjeter ti shkurtohet jeta ne pushtet mbasi me vone do kemi me shume pasoja. Sa me shpejt te largojme koleren, aqe me i shendoshe do jemi si popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *