• |
ide | kryesore

EMRAT/ Kush janë 23 të arrestuarit nga Kukësi të transferuar në komisariatet e Tiranës

Lajme, Të fundit


Policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukës për 23 shtetas. Ndërkohë që 23 prej të arrestuarëve ndodhen aktualisht pranë komisariatëve në Tiranë.

Në Policinë e Tiranës, Xhevahir Hereni dhe Elton Cengu, Shkëlqim Vata, Shemsi Trota, Lefter Rexhamti, Adem Duraku, Ahmet Tobli, Shaban Selamani, Lulëzim Popa, Ervis Oruci, Vail Laci e R. Koloshi.

Në Komisariatin Nr.1; Armand Ademaj, Abdi Hazizaj, Ardit Alidini.

Në Komisariatin e Policisë Nr.2; Florin Onuzi dhe Sajmir Trota, Xhevahir Gashi dhe Rasim Onuzi.

Në Komisariatin e Policisë Nr.3; Edmond Matmuja, Fatos Harulla, Zenel Matmuja dhe Shpëtim Totaj.

“Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *