• |
ide | kryesore

Letra e trishtë e gjetur brenda shishes në Vlorë: “Jam Landi po mbytemi, amanet fëmijët, lekët…”

Lajme, Të fundit


Mesditën e sotme u gjet një varkë e braktisur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Dyshimet e para flasin për persona të mbytur, ndërsa më vonë mjeti lundrues është nxjerrë nga dallgët në bregun e detit.

Brenda varkës është gjetur edhe një letër që ngre dyshime të forta për këtë pistë. “Unë jam Landi, po mbytemi. Nuk kam më kohë. Nënë Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni tek pllakat e fundit të banjos”,- shkruhet në letër.

Policia e Vlorës po heton për të bërë të mundur identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër. Por gjithashtu kjo histori mund të lidhet edhe me personin tjetër Santo Ymeraj, që u zhduk ditën e enjte teksa përpiqej të lundronte drejt Italisë. Kjo për faktin se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë.

 


1 Comment

  1. Ja si po tkurret e atrofizohet shqiperia nga plaget e gerryese qe po perjeton shoqeria ne kete vend. Nje shoqeri drejt degjenerimit te pashprese, ku per te dale nga skamja e deshpirimi marrin rruge e risqe te padegjuara. E vetmja rruge ka ngelur droga, grabitjet e dhunshme sepse me pune te ndershme nuk jetohet, pasi djersen prej saj e vjedhin me neper tendera e konçesione pushtetaret e farefisi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *