• |
ide | kryesore

A do t’ja dhuronte veshkën The Weeknd Selena Gomez

Paparazzi, Slider


Pas publikimit të këngës “Call out my name” të The Weeknd, u spekulua se këngëtari do t`i dhuronte veshkën Selenës, kur ajo kryeu transplantin. Këto spekulime lindën pasi në këngë thuhej: “Për pak të dhashë një pjesë timen”.

Por një burim për Daily Mail ka thënë se teksti i këngës është ekzagjerim dhe se Selena nuk do t`ia kishte kërkuar kurrë këtë gjë The Weeknd. Burimi u shpreh: “Është thjeshtë një tekst kënge, ai e dinte që do të tërhiqte vëmendje dhe njerëzit do ta interpretonin në këtë mënyrë që e interpretuan. Por ai kurrë nuk do t`ia dhuronte veshkën Selenës. Ndoshta atij mund t`i ketë kaluar në mendje të bënte testin për të parë nëse përputhej, por Selena nuk ia ka kërkuar kurrë këtë gjë, madje as i ka kaluar në mendje. Ajo e pati të vështirë ta pranonte këtë nga shoqja e saj më e mirë dhe kurrë nuk do të lejonte të dashurin e saj ta bënte.”

Daily Mail shkruan po ashtu, se sipas këtij burimi, lidhja mes The Weeknd dhe Selenës nuk ishte aq e fortë sa është përfolur dhe këngëtari ka qenë më shumë i përkushtuar ndaj karrierës sesa ndaj lidhjes së tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *