• |
ide | kryesore

Patozi këshillë Edi Ramës për të rregulluar frymëmarrjen

Lajme, Të fundit


Nga Astrit Patozi

Kam vetëm një kërkesë në adresë të kryeministrit në vështirësi frymëmarrjeje sot: Mos luaj me ndjeshmërinë e protestuesve kuksianë dhe as të shqiptarëve të tjerë të revoltuar, jo vetëm për shkak të tyre, por mblidhe qeverinë dhe zgjidhe një herë e përgjithmonë çështjen e tarifës për Rrugën e Kombit.
Mos kujto asnjëherë se do të shpëtosh duke nxjerrë qitapet e vitit 2011 apo ato të kohës së Haxhinastos.
Nuk kanë më asnjë vlerë, sepse sot je ti kali i kapur duke shirë lëmin.
Dhe pasi ta zgjidhësh, përpiqu të kuptosh se nuk je, as i fortë dhe, as i pamposhtur, që ta kesh për tjetër herë, sepse këtu do të jemi prapë.
Bëje mundësisht përpara se të lirohen ata “vandalët” e arrestuar, se çdo orë që kalon ta rrit faturën jo vetëm politike të kësaj afere.
Dhe mbaje vath në vesh një herë e mirë që arroganca dhe karshillëku në rritje i pushtetit nuk janë asnjëherë forcë, por vetëm dobësi.
Zakonisht, ato janë nisja e rënies së pandalshme për çdo qeveri të korruptuar.


3 Comments

  1. Në shesh për Reformën në Drejtësi, kundra vjedhjeve me ligj e pa ligj!!!
    Protesta për drejtësi përfshinë edhe atë për taksën e lartë të arrogancës qeverisëse. Reformën në Drejtësi e kanë frikë të gjithë ata që vjedhin Rama, Meta, Berisha, Luli etj. Njëri thotë paguaj taksën se të vrava tjetri mos paguaj taksën, por vdis për mua.
    Rriteni kërkesën, duam drejtësi, duam Reformën në Drejtësi, duam drejtësi shoqërore!
    Do të shihni se sheshi do të mbushet shpejt dhe gjithashtu do t’i rrinë larg ata që kanë vjedhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *