• |
ide | kryesore

Pritet përshkallëzim i protestës, Policia e Tiranës në gatishmëri, masa për parandalimin e incidenteve

Lajme, Të fundit



Me një urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe 6 Komisariatet kanë kaluar në gatishmëri. Vendimi është marrë pas protestës së nisur të dielën në orën 19:00, para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nga qytetarë të Kukësit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Parashikohet përshkallëzim i protestës, drejtori i Përgjithshëm, Veliu, i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, që të marrë të gjitha masat për parandalimin e incidenteve të mundshme dhe kalimin e shërbimeve në gatishmëri.

Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë, mbrëmjen e së dielës, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit, kanë nisur një tubim duke protestuar para Drejtorisë së Policisë të Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *