• |
ide | kryesore

Protesta te Rruga e Kombit, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për 11 kuksianë

Lajme, Të fundit


Gjykata e Kukësit pritet që gjatë ditës së nesërme të caktojë masën e sigurisë për 23 personat e arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestën te Rruga e Kombit. Mësohet se prokuroria do të kërkojë masën ‘arrest me burg’ për 11 të ndaluar, ‘arrest shtëpie’ për 5 persona dhe ‘detyrim paraqitje’ për 7 të tjerët. Sidoqoftë verdiktin final do ta japë nesër paradite Gjykata e Shkallës së Parë Kukës. Nga ana tjetër familjarë të të arrestuarve vazhdojnë të qëndrojnë të tubuar përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *