• |
ide | kryesore

Jeta luksoze dhe e shfrenuar e Angela Martinit në film (Video)

Paparazzi, Slider


E imagjinoni dot, si mund të jetë përditshmëria e një super modeleje dhe një bashkëshorti milioner?! Ndofta, nuk do edhe shumë imagjinatë, për të kuptuar se stili i tyre i jetesës është shumë larg atij të zakonshëm. I ngjan vërtet një filmi, me pasazhe dhe sekuenca të jetuara vetëm nga ata të dy, protagonistët real.

Tashmë, Anxhela Martini dhe i shoqi i saj rumun Dragos Savulescu kanë thyer çdo parashikim. Kanë vendosur që gjithçka sillet rreth jetës së tyre, pasioneve, dëshirave ta përcjellin në një film që do ju befasojë. Modelja e famshme shqiptare, ka publikuar në instagram tri sekuenca të shkëputura nga ky produksion kinematografik, ku ata të dy shfaqen më të dashuruar se kurrë, në skena hot me njëri-tjetrin dhe të mbuluar nga shuma të mëdha parash.

Ne nuk e dimë se emrin e kujt mban regjia e këtij filmi, ama skenar më interesant nuk mund të kishte, sidomos kur vet protagonistët shfaqin jetën e tyre reale në të, pa ekzagjerime. Na mbetet vetëm të presim ditën se kur filmi do të transmetohet për audiencën dhe fansat e çiftit të famshëm.

#2

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *